Sport

ISIS kërcënon me Neymar-in dhe Messi-n

Këtë radhë, protagonistët janë dy nga futbollistët më të mëdhenj të botës: Neymar Jr. dhe Messi, duke dëshmuar se nuk e kanë ndërmend të ndalen

ISIS ka kërcënuar sërish për Kampionatin Botëror të futbollit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Rusi. “Nuk do të keni siguri derisa nuk kanë as vendet myslimane”, ishte kërcënimi tyre, përcjell albinfo.ch.

Ditë më parë kjo organizatë kishte kërcënuar se nuk do të ketë siguri për lojtarët, kombëtaret dhe tifozët e futbollit, derisa si protagonist kishte pesë herë futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi.

Këtë radhë, protagonistët janë dy nga futbollistët më të mëdhenj të botës: Neymar Jr. dhe Messi, duke dëshmuar se nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps ka qenë pjesë e kërcënimeve të grupit terrorist.

Kampionati Botëror do të mbahet verën e ardhshme në Rusi, derisa organizatorët kanë premtuar se do të bëjnë përpjekje maksimale se ky Botëror do të zhvillohet në siguri të plotë.