Zhvillim

“Jetën time ua kam borxh mjekëve zviceranë”

Syla, një shqiptar nga Kosova me qëndrim në Zvicër, rrëfen se si e ka parë vdekjen me sy në Kosovë. Ai akuzon disa mjekë të atjeshëm për papërgjegjësi totale dhe dëshmon se vetëm falë ndihmës së mjekëve nga Zvicra, ia ka dalë të mbijetojë

Dhjetor, 2015, temperatura e ftohte i bën të dridhen dhëmbët e kalimtarëve në rrugët e mbushura të qyteteve dhe fshatrave të Kosovës. Kutitë, kartonët dhe valixhet fillojnë të vijnë: ardhja e diasporës për sezonin e festave ka filluar më në fund.

Ndodhemi në Gllogjan, në fshatin e Sylës, i cili jeton në Zvicër, prej më shumë se njëzet vjetësh. Atë vit, ai vendos të përfitoj nga ofertat e lira të fluturimeve për të vizituar nënën e tij të moshuar, ndërsa gruaja dhe djali i tij i vogël qëndruan në Gjenevë. Momentet kur ri takon të afërmit janë te çmuara, sidomos kur jeton jashtë shtetit. Por Syla nuk arrin të përfitoje si duhet, sepse prej disa ditësh, ai vuan nga dhimbje koke të tmerrshme. Përpiqet ta kapërcej dhimbjen duke pire një mal me ilaçe për të mundur që të kalojë sa më bukur gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

I shoqëruar nga vëllai i tij, ai vendos të shkojë në qytet, por detyrohet të kthehet menjëherë. Dhimbjet e kokës nuk e lëne rehat. Pa mbërritur mirë në shtëpi, situata e tij keqësohet. Papritmas i ther gjoksi dhe ndihet sikur pesha e gjithë botës bie mbi mushkëritë e tij, sytë i vetëtijnë, humbet ekuilibrin, vizioni i bëhet me re dhe bie në shesh. Nën sytë e ngurtësuara të vëllait të tij, Syla mbetet pa ndjenja për disa sekonda. Mjeku i fshatit vjen me nxitim. Nuk duhet humbur asnjë minutë, ambulanca duhet të vij ta kërkoj sa më shpejt të jetë e mundur.

  • Neurologu i vetëm që mund ta trajtojë, mungon

Syla arrin në spitalin e Pejës, në urgjencë ku neurologu i vetëm që mundej ta trajtonte, mungon. Është fundjava kur ai ka pushim. Megjithatë, mjeku pranon për ta parë dhe i diagnostikon nxitimthi një atak cerebral. Në moshën e tij? Syla është vetëm 40 vjeç! Neurologu riafirmon diagnozën e tij dhe i kërkon Sylës që të kthehet urgjentisht në Zvicër për trajtim.

Syla i mpirë, frikësohet dhe ndjen që po i vjen fundi. E kap konfuzioni dhe ka me të vërtetë problem për të folur dhe për të kuptuar atë që po i ndodh. Neurologu nuk ka kohë për të humbur me Sylën, ai shkon në shtëpinë e vetë meqë e ka pushim. I shqetësuar vëllai i Sylës kontakton menjëherë familjen në Zvicër. Duhet të shkoj në Zvicër përndryshe do të vdesë.

Familja në Zvicër shqetësohet, çdo minutë e humbur është me rëndësi. Në ankth e sipër mbesa e Sylës në Zvicër, kontakton Rega që në faqen e saj në linjë shkruan, « për udhëtarët jashtë shtetit që hasin probleme mjekësore, Rega ofron këshilla me anë të telefonit ose organizon një riatdhesimin në Zvicër. (…) Pacientët merren në dorë nga ekipi mjekësor i Rega. Riatdhesimi mund të bëhet me anë të avionit të linjës, nëse gjendja e pacientit e lejon ». Atëherë është e mundur, Rega do ta shpëtojë!

Pas shumë problemesh administrative, stafi i Rega vendos ta realizoj riatdhesimin e Sylës. Por faza operative mbetet e bllokuar për shkak të mungesës së neurologut të spitalit, i cili refuzon të përgjigjet në telefon gjatë pushimit të tij. Për dijeni, Rega mundet ta realizoj një riatdhesim vetëm në qofte se personi në nevoje është i shtruar në spital. Menjëherë pasi njoftohen, mjekët e Rega kontaktojnë mjekët në vendin e qëndrimit dhe vendosin nëse do të vazhdojë me riatdhesimin në Zvicër, në bazë të kritereve mjekësore, sociale dhe operative ( kërkesat, momentin e duhur, kushtet) ».

  • Operacioni është në stagnim, ndërsa neurologu shijon fundjavën e tij

Në një klimë të tensionuar, Syla fillon të mendojë se orët që i ngelen do t`i ëme dhimbje të tmerrshme, në një dhomë të tmerrshme, me infermiere të neveritshme dhe një neurolog të pashpirt që mungon. Ai dëgjon vëllain e tij të pafuqishëm që i shpjegon mbesës së tij në Zvicër, se neurologu nuk dëshiron që ta shqetësojnë, ndërsa Rega telefonon pa pushim. Syla qetësohet vetëm në momentin kur infermierja e Rega i telefonon në numrin e tij privat dhe me zërin e saj engjëllor i thotë: « Zotëri, mos u bëni merak! Çdo gjë do të shkojë mirë, ne do të kujdesemi për ju. Mos kini frikë për asgjë ».

Nga ai moment, shpresa rilind, ai rifiton besimin, dita e vdekjes së tij është ende larg. Në këtë kohë, ai e kupton se sa e do Zvicrën, se sa e do këtë vend, se atje ndjehet në shtëpinë e vetë. Qoftë i bekuar ky vend!

Ndërkohë, vëllai i tij dhe disa anëtarë të tjerë të familjes organizohen që ta gjejnë neurologun. Ai troket në derën e tij dhe e lut mjekun për t’i përgjigjur thirrjes së Rega. Mjeku i përgjigjet, ”Ju nga diaspora mendoni se mund të blini çdo gjë, se mund të menaxhoni dhe të kontrolloni, se mund të më shqetësoni gjatë fundjavës që e kam pushim, vetëm për shkak se ju keni më shumë para?” Pas bisedave të gjata, neurologu pranon më në fund t`i përgjigjet Rega-s që ajo të organizojë riatdhesimin e Sylës për në spitalin HUG, në Gjenevë në Zvicër.

Syla kaloi tre muaj në spital, fillimisht në kujdesin intensiv dhe më vonë në një qendër rehabilitimi, ku ai mësoi të shkruaj përsëri, të ecë, të ushqehet, dhe të flasë. Kur flet për stafin mjekësor zviceran, Syla shpreh mirënjohjen me gjithë zemër të tij dhe një buzëqeshje ja shkëlqen fytyrën. Përparimi i tij u ka bërë shumë përshtypje të afërmve të tij.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/jeten-time-ua-kam-borxh-mjekeve-zvicerane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.