Shkurt.ch
Kantoni më i varfër i Zvicrës vendos për pagën minimale
Pagat do të diferencohen sipas degëve të ndryshme dhe do të shkojnë në mes të 3,300 frangave dhe 3,400 frangave (ndërmjet 2,800 dhe 2,900 euro). Kjo do të thotë të paguhesh rreth 20 franga në orë
Kantoni zviceran i Ticinos, një nga më të varfrit në Zvicër, është duke u përgatitur për zbatimin e idesë së prezantimit të një page minimale, shkruan “20 minuten”, përcjell albinfo.ch.
Pagat do të diferencohen sipas degëve të ndryshme dhe do të shkojnë në mes të 3,300 frangave dhe 3,400 frangave (ndërmjet 2,800 dhe 2,900 euro). Kjo do të thotë të paguhesh rreth 20 franga në orë.
Forcat politike në Parlamentin Kantonal – “Gjelbërit” dhe të “Majtit” janë kundër futjes së pagës minimale. Argumentet e tyre janë se paratë e siguruara janë shumë të ulëta.
Futja e një pagese minimale në Ticino u miratua në një referendum të mbajtur në 2015. Kantoni pastaj vendosi që duhet të ketë një prag të pagës minimale për rastet kur nuk parashihet marrëveshja kolektive.
Edicioni zviceran kujton se Kantoni Neuchatel ishte i pari në Zvicër që kishte futur një pagë minimale. Kjo ndodhi më 26 tetor 2017. Madhësia e saj dhe të gjitha kushtet për futjen e pagës minimale erdhën pas diskutimit midis partnerëve socialë. Atje paga është 19.78 franga në orë.
Zvicra nuk ka një pagë minimale fikse në nivel federal. Në të njëjtën kohë, vendi bie në një numër grafikësh për vendin më të shtrenjtë për të jetuar.
Në vitin 2014, kishte ide për të vendosur një rrogë minimale prej 22 frangash në orë dhe 4,000 frangash në muaj, në nivel federal. Por propozimi u refuzua në një referendum pasi votuesit pranuan argumentet e qeverisë se kjo do të dobësonte ekonominë, shkruan “20 minuten”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor