Sport

Kasami mund të rikthehet në Kampionatin zviceran

Skuadra e Grasshoppersit ka shfaqur interesimin për Pajtim Kasamin, i cili kërkohet gjithashtu edhe nga Lazio

 

Pas një aventure jo shumë të suksesshme në Angli, përkatësisht Championship me Nottinghamin Forest, ai mund të kthehet në futbollin zviceran, shkruan albinfo.ch.

 

Kasami ishte i huazuar nga Olympiacos, por kampionët e Greqisë, përkatësisht trajneri i saj, Besnik Hasi nuk janë të interesuar për të.

 

Skuadra e Grasshoppersit ka shfaqur interesimin për Kasamin, i cili kërkohet gjithashtu edhe nga Lazio.

 

Ai ka luajtur në Fulham dhe Palermo, derisa menaxher i tij, është i famshmi Mino Raiola.