Shkurt.ch

Kështu nuk e keni parë Cyrihun!

Dy fotografë dhe artistë kanë sjellë me një pamje ndryshe Cyrihun.

Me një dron nëntë kilogramë dhe materiale të tjera të teknologjisë për filmim nga lartësitë Alessandro Della Bella (37) dhe Christian Mülhauser (37) sjellin qytetin e Cyrihut në të gjitha kthinat e tij.

Filmi fillon nga kabina e një piloti zviceran, duke vazhduar në Bahnhofstrasse.

Filmi që zgjat tre minuta përbëhet nga 90 mijë kënde.

Përveç videove mahnitëse, në 360 shkallë shfaqet edhe panorama e Cyrihut. Për të kapur këto imazhe, dyshja ishte varur në ndihmën e autoriteteve të qytetit më të madh të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Zurich by Night from Alessandro Della Bella on Vimeo.