Sport

Kosova e Cyrihut, lidere e Ligës së Dytë ndërregjionale

Kosova në ndeshjen e fundit ka triumfuar si mysafire e FC Freinbach me rezultat 1:3. Ajo është lidere me 46 pikë pas 21 ndeshjeve, ku ka shënuar 14 fitore, katër barazime dhe tri humbje

Ekipi i Kosovës nga Cyrihu me fitoren e fundit është lidere në Ligën e Dytë Interregjionale, Grupi 6, shkruan albinfo.ch.

 

Kosova në ndeshjen e fundit ka triumfuar si mysafire e FC Freinbach me rezultat 1:3.

 

Kosova është lidere me 46 pikë pas 21 ndeshjeve, ku ka shënuar 14 fitore, katër barazime dhe tri humbje.

 

Në vendin e dytë ndodhet pikërisht Freinbach me 45 pikë. Fitorja e fundit ishte e jashtëzakonshme për Kosovën dhe tani është lidere në Ligën e saj. Me këtë fitore ajo ka shanse shumë të mira që sërish të kthehet në Ligën e Parë, ku ajo ka qenë deri para një viti. Ky ka qenë suksesi më i madh i një skuadre shqiptarësh dhe në përgjithësi të huajsh në Zvicër