Shkurt.ch

Kosovarët, të tretët pas sirianëve dhe serbëve për kërkim azili

Landi (republika) Baden Württemberg i Gjermanisë jugperëndimore ka pasur vitin që shkoi një numër rekord të azilkërkuesve. 25673 persona ose 85 për qind më shumë se një vit më parë kanë kërkuar azil në këtë njësi federale të Gjermanisë.

Sigurisht, numri më i madh i kërkuesve të azilit kanë ardhur nga Siria, gjegjësisht 5600 veta. Por është interesante se menjëherë pas sirianëve të ikur nga lufta, në radhë vijnë shtetasit e Serbisë me 3300 azilkërkues dhe ata të Kosovës me 2800 sish. Me këtë, rezulton se 60 për qind e kërkesave të azilit  kane ardhur nga vendet e ashtuquajtura “të sigurta”, siç konsiderohen vendet e Ballkanit.

në vazhdim vijnë shtetasit e Gambisë me 2240 dhe ata të Eritresë me 1400 kërkues azili.