Sport

Kosovari Adnan Islami në St. Margrethen

Ekipi i futbollit FC St. Margrethen, ka reaguar menjëherë pas lëndimit të lojtarit Marc Batliner, duke lidhur një kontratë me sulmuesin kosovar 28-vjeçar, Adnan Islami.

Islami për herë të fundit ishte i lirë, prandaj pas skadimit të afatit të transferit, ai mund të kalojë te Rheinau.

Kryetari i eikipit, Natal Schnetzer llogaritë se pas ndeshjes së tretë, do të mund të luajë në radhët e FC St. Margrethen.

Përndryshe, mediat zvicerane shkruanë se Islami më parë ishte futbollist profesionist në Kosovë, ndërsa për pesë vite me radhë ka luajtur nën udhëheqjen e trajnerit Heribert Koch te ekipi i St. Margrethen, para se të kalonte në ekipin e Kreuzlingen-it.