Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë miraton programin e qeverisë

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e cila ka zgjatur gjatë tërë ditës ka arritur të miratojë programin qeverisës me 78 vota për dhe 51 kundër.

Reforma në drejtësi dhe vetting-u mbeten për qeverinë shtyllat kryesore në këtë mandat të ri.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha e kritikoi qeverinë “Rama 2” dhe deklaroi fundin e marrëveshjes së 18 majit për shkak të zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe manipulimit të votave të PD-së sipas tij.

E ashpër ka qenë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndaj programit të qeverisë. E veçantë në fjalën e saj ishte edhe një kritikë ndaj Presidentit të Republikës për bashkëpunim të nxituar me mazhorancën për dekretet.