Shkurt.ch

Lirohet aktivistja humanitare zvicerane, e rrëmbyer në Sudan

Gruaja në fjalë, ka qenë e angazhuar si punëtore organizatash humanitare, të stacionuara në këtë vend afrikan

Është liruar zvicerania e cila në tetor të këtij viti ishte rrëmbyer në Sudan, në Afrikën Verilindore. Lirimin e saj e ka konfirmuar edhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (EDA), shkruan sda.ch.

Gruaja në fjalë, ka qenë e angazhuar si punëtore organizatash humanitare, të stacionuara në këtë vend afrikan, transmeton albinfo.ch. Ajo është mirë me shëndet, bëhet e ditur më tutje në njoftimin e EDA-s.

Për angazhimin në lirimin e zviceranes, EDA falënderon autoritetet sudaneze. Por në të njëjtën kohë, departamenti federal apelon te shtetasit zviceranë, që, para se të udhëtojnë jashtë vendit, të kenë parasysh dhe të shikojnë në internet këshillat që autoritetet federale i ofrojnë për raste të tilla.

EDA, më 8 tetor kishte vërtetuar se kishte marrë lajmin për rrëmbimin e aktivistes në fjalë. Me atë rast, Zvicra kishte kërkuar lirimin e saj të menjëhershëm dhe të pakusht të shtetases zvicerane.