CH-Ballkani

Lothar Matthäus, trajner i ri i Kosovës?

Sipas medieve kosovare, zëvendësuesi i Albert Bunjakit, i cili u largua nga përfaqësuesja e Kosovës pas eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”, është legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthäus

Mediet në Kosovë duke u thirrur në burimet e Federatës kosovare të Futbollit, konfirmojnë trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës në Futboll. Sipas këtyre medieve, zëvendësuesi i Albert Bunjakit i cili u largua nga përfaqësuesja e Kosovës pas eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”, është legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthäus.

Gazeta Express e ka siguruar një fotografi të Matthaus me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e shkrepur mbrëmë në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA në Londër. Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk ka dashur të komentoj këtë, burime të këtij mediumi konfirmojnë Mathausin trajner të Kosovës

Matthaus e udhëhoqi si kapiten Gjermaninë Perëndimore drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 1990, dhe u shpall lojtari i vitit në Evropë po atë vit. Në vitin 1991, ai u bë lojtar i parë ndonjëherë që fiton çmimin lojtari i vitit i FIFA-s. Si lojtar, ai ka luajtur për ekipe të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Inter.

Ndërsa si trajner, ai ka drejtuar ekipe kombëtare si Hungaria (2004-06) dhe Bullgaria (2010-11). Ai i ka drejtuar edhe skuadrat si Rapi Wien, Partizan Beograd, Red Bull Salzburg e të tjera.