Bota

Masakra e Teksasit, 27 të vdekur dhe 24 të plagosur nga sulmi në kishë

Një zyrtar i policisë në vendngjarje konfirmoi se të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Sipas mediave lokale janë mbi 24 të plagosur, shifër që mund të shkojë deri në 30

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Teksas të Amerikës. Të paktën 27 persona kanë humbur jetën, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Teksas gjatë meshës së të dielës.

Sulmi ndodhi në kishën Baptiste në Sutherland Springs, në kontenë Willson. Një zyrtar i policisë në vendngjarje konfirmoi se të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Sipas mediave lokale janë mbi 24 të plagosur, shifër që mund të shkojë deri në 30, përcjell albinfo.ch.

Ende nuk dihet motivi i autorit, derisa mediat lokale kanë raportuar se personi i armatosur hyri në kishë rreth orës 11.30 minuta sipas orës lokale.

Policia tha se kishte disa viktima dhe se autori ishte vrarë pas sulmit. Foto dhe video nga vendi i ngjarjes tregonin zonën të izoluar nga policia. Një numër helikopterësh kanë mbërritur në vendngjarje për të transportuar të plagosurit. Agjentë të FBI po ashtu kanë arritur në vendngjarje.