Jeta në Zvicër

Më pak lindje në Zvicër

Vitin e kaluar 85’600 fëmijë kanë lindur në Zvicër. Bëhet fjalë për 900 foshnje më pak se një vit më parë, sipas të dhënave të përkohshme për popullsinë nga Zyra Federale e Statistikave, përcjell albinfo.ch

Edhe numri i vdekjeve ka rënë nga 67’600 në 64’600. Kjo paraqet një rënie prej 4.5 për qind.

Pjesë e statistikave janë edhe martesat: Pak më shumë se 40 mijë çifte vitin e kaluar janë kurorëzuar. Të divorcuar ishin 16.800 çifte. Kështu për 1.1 për qind kanë rënë divorcet vitin e kaluar në Zvicër.