Bota

Më pak sulme mbi refugjatët në Gjermani

Vitin e kaluar në Gjermani kanë ndodhur pothuajse 1 mijë sulme ndaj shtëpive apo banesave të mbështetësve të refugjatëve, njoftoi Policia Federale, sipas të cilës kjo shifër është vetëm rreth tri herë më pak se në vitin 2015.

Vitin e kaluar aktivistët ekstremistë të krahut të djathtë kanë kryer 1.031 sulme në kampet e refugjatëve.
Siç njoftojnë mediat nga Berlini, ministri gjerman i Drejtësisë, Jaco Mas, tha se incidentet janë të turpshme, edhe pse sulmet ndaj refugjatëve kanë rënë gradualisht nga viti i kaluar.

Në Gjermani në vitin 2015 dhe në vitin 2016 janë pranuar më shumë se 1,3 milionë refugjatë, shumica e të cilëve janë myslimanë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.