Bota

Më shumë se 7000 zviceranë në mesin e banorëve në Florida

Të dielën uragani Irma pritet të mbërrijë në jug të SHBA-së. Aty jetojnë rreth 7000 zviceranë

Pas shkatërrimit në Kubë, në Ishujt e Karaibeve dhe Barbuda, uragani Irma takon edhe Floridën këtë të diel. Amerikanët përballen me stuhinë më të madhe të historisë.

Në mesin e banorëve raportohet të jenë më shumë se 7000 shtetas zviceranë të regjistruar në shtetin e Floridës. Evakuimi i disa qyteteve bregdetare është bërë në një fazë të hershme, përcjell albinfo.ch.

Megjithëse autoritetet e Floridës njoftuan evakuimin, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës hoqi dorë nga këshilla përkatëse në faqen e saj zyrtare.

“Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”, është vënë në faqen e internetit të federatës. Gjermanët janë shumë më rigoroz. Rreziku ishte publikuar të premten dhe është kërkuar nga njerëzit të largoheshin nga rajoni.