Sport
Mustafi me gruan e tij shqiptare kalon pushimet në Zvicër
Ai ndodhet në pushime së bashku me gruan e tij shqiptare, Vjosa Kaba, 29-vjeçare. Por, kampioni i botës nuk po kalon pushimet rastësisht në Zvicër. Vjosa është rritur në Cyrih, në Dietikon, dhe më 2007 ishte Miss Zvicra
Ylli i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka vendosur që pushimet t’i kalojë në Zvicrën Qendrore para se t’i bashkohet skuadrës për edicionin e ri, shkruan ‘Blick’.
Futbollistët e Arsenalit kanë filluar përgatitjet në Australi, ku janë Xhaka e Ozil, por jo edhe Mustafi i cili me Gjermaninë fitoi Kupën e Konfederatave, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesi i Gjermanisë me rrënjë shqiptare ka vendosur që të pushojë në Zvicër, në Liqenin e Lucernit.
Ai ndodhet në pushime së bashku me gruan e tij shqiptare, Vjosa Kaba, 29-vjeçare. Mustafi po shijon ditët e fundit të pushimit para se t’i bashkohet Arsenalit.
Por, kampioni i botës nuk po kalon pushimet rastësisht në Zvicër. Vjosa është rritur në Cyrih, në Dietikon, dhe më 2007 ishte Miss Zvicra.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?