Sport

Mustafi motivon bashkëlojtarët

Shkodran Mustafi ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të japin maksimumin në këto tri ndeshjet e fundit

Arsenali ka edhe tri ndeshje deri në përfundim të kampionatit anglez dhe kërkon pikë maksimale që të arrijë Ligën e Kampionëve, shkruan albinfo.ch.

 

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është kthyer nga lëndimi dhe po ndihmon ekipin në momentet vendimtare. Mustafi ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të japin maksimumin në këto tri ndeshjet e fundit.

 

“Më vjen keq që kam humbur ndeshjet për shkak të lëndimit. Me kemi edhe tri ndeshje dhe ftoj shokët e ekipit që të japim më të mirën nga vetja që të arrijmë pikët maksimale”, është shprehur Mustafi për mediat angleze.

 

Ai shpreson që do të arrijnë objektivin për t’u renditur në mesin e katër ekipeve më të mira në kampionatin anglez.