Integrimi

Ndërpriten hetimet gjyqësore kundër ‘Grupit Orllati’

Hetimet e kryera nga Prokuroria publike nuk kanë zbuluar ndonjë dëm për mjedisin. Rasti është mbyllur

“Asnjë element prove të prekshme nuk lidhet me akuzën, e cila thotë se këto kompani veprojnë në mënyrë sistematike kundër legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit (…). Auditimet tregojnë se kompanitë e ‘Grupit Orllati’ përpiqen të jenë në përputhje me kërkesat ligjore (…), duke përfshirë dokumentacionin e çdo vendi pune të zhvilluar me ashpërsi dhe saktësi”.

Pas disa muaj hetimesh, kërkimet dhe analizat e dheut, Prokuroria Publike e Kantonit të Vaud-it ka konstatuar se informacionet e paraqitura më 15 korrik kundër kompanisë me bazë në Bioley-Orjulaz në Gros de Vaud janë të pabazuara dhe për këtë arsye e mbyll këtë çështje. Deklarata e lëshuar të martën në mëngjes nga prokurori Christian Buffat thekson: “Prokuroria ka kontrolluar pohimet e ndryshme që përfshijnë subjektet, me mbështetjen teknike të Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit. (…). Pas disa muaj hetimesh, dyshimet e sjella kundër ‘Grupit Orllati’ nuk janë konfirmuar”.