CH-Ballkani
Në Ballkan askush s‘ i do vajzat
“Aborti i fetusit femër është i përhapur në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të Ballkanit, edhe pse është e ndaluar”, thotë Rubena Mojsiu, e cila drejton një klinikë gjinekologjike në kryeqytetin shqiptar.
Femrat janë si një barrë e familjes, kurse djemtë konsiderohen si shtylla e saj. Kjo është edhe dëshira e shumë popujve të Ballkanit, pse ata dëshirojnë që trashëgimtarët e tyre të jenë djem.
Drita mbulon fytyrën derisa duart iu dridhën. Nëna e tri vajzave sapo ka mësuar se është shtatzënë përsëri e një vajze tjetër. Ky është një gabim i pafalshëm në Ballkanin patriarkal, ku qartë meshkujt janë të preferuarit e familjes.
“Një vajzë e katërt, është një mallkim”, thotë ajo. “Më duhet ose ta abortoj ose nuk ka vend te ne”, shkruan “n-tv.de”, njofton albinfo.ch.
Aborti është shumë i përhapur në Ballkan. “Aborti i fetusit femër është i përhapur në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të Ballkanit, edhe pse është e ndaluar”, thotë Rubena Mojsiu, e cila drejton një klinikë gjinekologjike në kryeqytetin shqiptar.
Në popullsinë shqiptare nga një total prej 2.8 milionë njerëz ka 31.000 femra më pak se sa meshkuj, ndonëse shumë meshkuj kanë emigruar për të punuar jashtë vendit.
Edhe në Malin e Zi përzgjedhja e gjinisë para lindjes është e përhapur, thotë Maja Raiçeviç nga Qendra për të drejtat e grave në Podgoricë. Vitet e fundit nga 8000 lindje, 800 djem janë të regjistruar më shumë se vajzat, thotë Olivera Miljanovic nga Qendra Kombëtare Gjenetike Mjekësore, transmeton albinfo.ch. Rezultati: Në vend “mungojnë” 3000 gra të moshës riprodhuese.
Në Ballkan djemtë janë më të preferuar se vajzat, e pranon antropologia Afërdita Onuzi. Prandaj, gratë qëndrojnë në një presion të madh për të sjellë patjetër një trashëgimtar në familje. Edhe ekspertët e pranojnë se vajzat konsiderohen si barrë e familjes, ndërsa djemtë si shtyllë e saj.
Ligjërisht në Ballkan aborti është i lejuar vetëm deri në javën e 10-të, në disa vende deri në 12, deri të kuptohet gjinia e fëmijës. Por edhe pas 12 javëve shumë gra në Ballkan vazhdojnë të abortojnë. Për t’i ikur ligjit, shumë gra iu drejtohen klinikave private ose mjekëve, të cilët nuk janë të autorizuar për ta bërë këtë punë.
“Ka pasur gra të cilat edhe kanë humbur jetën për këtë gjë”, ka thënë Fetije Këpuska, gjinekologe nga Prishtina. “Megjithatë, askush nuk thotë asgjë nga frika e armiqësisë. Kjo bëhet edhe më shuma të mëdha parash”, ka thënë ajo.
Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër














