Bota

Në cilin vend janë më produktivë punëtorët?

Stafi, teknologjia, mentalitet: kombinimi i këtyre tre faktorëve tregon për produktivitetin e punëtorëve të Evropës.
Të dhënat zyrtare të Bashkimit Evropian nga agjencia statistikore Eurostat tregojnë se figurojnë në minimum Maqedonia e Bullgaria me 43%. Rumania me 56.3%, Kroacia 73,1%, Sllovenia 79.8% dhe Greqia 87.1%.
Punëtorët më produktivë janë në Luksemburg me 163.2% të mesatares, 152.5% Norvegji dhe Zvicrër me 122.5%. Të dhënat i referohen vitit 2013 dhe të ato mungojnë për Serbinë, Bosnjën, Shqipërinë dhe Kosovën.