Maqedonia

Në Kuvendin e Maqedonisë të hënën rikthehet debati për gjuhët

ndërsa debati gjatë javës do të mund të ndërpritej nëse në Kuvend vjen propozimi për anëtarë të rinj të Qeverisë

Prej të hënës në Kuvendin Maqedonisë do të kthehet agjenda intensive duke pasur parasysh vazhdimin e mbledhjeve për ligjin për gjuhët, për miratim të buxhetit për vitin 2018, për zgjedhje të anëtarëve të rinj të Qeverisë dhe të prokurorit publik, transmeton albinfo.ch.

Në takimin e sotëm me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi edhe ndryshim të Rregullores së kuvendit, që siç tha, do të thoshte edhe bisedime fillestare në kuadër të nismës “Zhan Mone”.

Xhaferi deklaroi se grupi i punës i përfaqësuesve nga grupet e deputetëve do ta shqyrtojë draftin e ndryshimeve në dhjetë ditët kur për buxhetin për vitin 2018 do të diskutojë Komisioni për financim dhe buxhet.

Të hënën do të vazhdojë debati për ligjin për gjuhët, ndërsa debati gjatë javës do të mund të ndërpritej nëse në Kuvend vjen propozimi për anëtarë të rinj të Qeverisë.