Kuriozitete
Një portret i Presidentit Trump, i punuar nga monedhat
Këtë herë ata treguan portretin masiv të kreut të SHBA-së, Donald Trump, të krijuar nga mijëra monedha amerikane. Kjo vepër titullohet “Fytyra e Parave”
Dyshja e artistëve ukrainas, Daria Marchenko dhe Daniel Green, kanë prezantuar veprën e tyre të fundit në Nju-Jork të mërkurën.
Vepra paraprake e çiftit artistik, “Fytyra e Luftës”, është pikturë masive e presidentit rus, Vladimir Putin, e bërë nga 5 mijë gëzhoja të plumbave që ishin sjellë nga vija e parë e frontit në Ukrainën lindore, e që tërhoqi vëmendje globale.
Këtë herë ata treguan portretin masiv të kreut të SHBA-së, Donald Trump, të krijuar nga mijëra monedha amerikane. Kjo vepër titullohet “Fytyra e Parave”, dhe artistëve iu deshën tre muaj për ta krijuar, e pse Trumpi ndodhet këtu, sipas tyre, ka disa arsye.
“Në para mund të shihni shumë fytyra. Mund të shihni presidentë, njerëz të ndershëm e të dinjitetshëm për të zënë vend në ato para”, tha Marchenko. Në anën tjetër, Green tha se ata përdorën monedhat më të imëta amerikane, kryesisht centët, për një arsye. “Mund të jeni i pasur, por edhe i lirë në të njëjtën kohë. E edhe nëse keni miliarda dollarë, nuk keni stil për të qenë njeri i madh”, tha ai.
Artistët kanë thënë se vepra e tyre përmban një serë emocionesh, nën kushtet e ndryshme të dritës dhe portreti mund të duket fëmijeror, krenar, maniak, e madje edhe komik.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore