Sport

Nora Gjakova fiton të artën

Ajo fitoi në kategorinë deri në 57 kilogramë pasi mposhti në finale koreanen Kwon

Xhudistja Nora Gjakova i ka sjellë Kosovës medaljen e artë nga turneu që po mbahet në Tunizi.

Ajo fitoi në kategorinë deri në 57 kilogramë pasi mposhti në finale koreanen Kwon.

Kjo është medalja e parë e artë për xhudon kosovare më 2018, shkruan Albinfo.ch.

Pak më herët, xhudistja tjetër kosovare Distria Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë deri në 52 kilogramë.