Gjuha
Nxënësit e shkollës shqipe festojnë kuq e zi në Cyrih
Nxënësit e shkollave shqipe, të vegjël e të rritur, të veshur kuq e zi, kanë festuar të dielën Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë.
Një festë e tillë ishte organizuar në Glatbrugg nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë për kantonin Cyrih, e cila tashmë i ka bërë tradicionale manifestimet e tilla me karakter kulturor dhe kombëtar, të cilat i feston për çdo vit së bashku me nxënësit e shkollave shqipe dhe prindërit e tyre nga kantoni i Cyrihut.
Nxënësit janë shoqëruar nga prindërit e tyre, ndërsa ishin të pranishëm edhe mysafirë të tjerë nga Kantoni Cyrih, por edhe nga kantonet e tjera për rreth.
Në fillim në skenë u ngjiten fëmijët e shkollave shqipe për të intonuar himnin e flamurit kombëtar, nën dirigjimin e mësuesit Hasan Spahiu.
Të pranishmit i përshëndeti nikoqiri Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për Kantonin e Cyrihut.
Për dallim prej herëve të tjera, kanë munguar fjalimet, duke dominuar programi artistik, i përgatitur kryesisht nga nxënësit me recitale, vjersha dhe këngë, duke e plotësuar edhe shoqëria kulturore artistike “Rilindja”, e cila u paraqit me disa valle të bukura shqipe.
Pjesa e dytë e programit ishte rezervuar me muzikë popullore, duke i ftuar të gjithë të pranishmit në vallëzim.
Të gjithë së bashku, mësues, nxënës, prindër dhe mysafirë të tjerë, u kënaqën nën tingujt e muzikës deri në orët e vona të mbrëmjes.
Albinfo.ch sjell atmosferën nga ky manifestim nëpërmjet fotove në galeri:
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve


















































