Shqipëria

Opozita: Raporti i DASH tregon se Rama po fundos vendin

"DASH tregon qarte se sa skandaloze eshte kapja e medias dhe autocensura e saj, thotë Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se korrupsioni në Shqipëri është përhapur në të gjithë degët e qeverisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili është shprehur se kryeministri Edi Rama po e fundos Shqipërinë. Sipas tij, raporti i DASH ka nxjerrë në dritë ‘kalbësirën shtetërore që Rama ka ndërtuar. “DASH tregon qarte se sa skandaloze eshte kapja e medias dhe autocensura e saj.

Lindja e ERTV si televizion i ngjajshem i Sadam Hysenit dhe neshtrimi i turpshem i televizioneve, qe transmetojne ate jane produkti i kryeministrit hajdut dhe manipulator i lirise se medias.

DASH tregon se praktikisht zgjedhjet jane shkatërruar nga blerja e votës”, ka shkruar Vasili.

Edhe Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se këto janë shetësime që janë përcjell edhe ma heret nga opozita. Si[as Bashës, raporti i Demartamentit Amerikan është një pasqyrë e  vërtetë e realitetit të trishtë të Shqipërisë.