Integrimi

Pa “leje të kerrit” për një vit bën rregullisht relacionin Francë-Kosovë

Në automjet ai kishte vendosur tabelën me numra regjistrimi të Francës, por këta numra janë të pavlefshëm që nga nëntori i vitit 2015

Kosovari 44 vjeçar duket se nuk mërzitej fort për të siguruar një leje qarkullimi të automjetit të tij. Deri në momentin kur policia e ka kapur atë në autostradë dhe e ka nxjerrë nga qarkullimi, ai ka vozitur makinën e tij rreth një vit pa kurrfarë letrash, shkruan bayernwelle.de.

Në automjet ai kishte vendosur tabelën me numra regjistrimi të Francës, por këta numra janë të pavlefshëm që nga nëntori i vitit 2015, transmeton albinfo.ch. Mirëpo kjo gjë nuk e ka penguar aspak kosovarin që gjatë kësaj periudhe të udhëtonte rregullisht me këtë makinë nga Franca në Kosovë dhe mbrapa.