Sport

Pas shtetit, Kosova dëshiron ekipin në futboll

Kosova nuk është anëtare e OKB-së, e kjo e vështirëson anëtarësimin në UEFA, e po ashtu edhe në FIFA.

Në Prishtinë, kryeqytetin kosovar mund të shihen tifozë të klubeve të famshëm të Barcelonës apo të Liverpoolit, me shalle verdhë e blu që simbolizojnë ngjyrat e këtij shteti të ri. Por, tifozët e futbollit nuk kanë aq shumë fat që shallin ta mbajnë nëpër stadiume.

Më 17 shkurt të këtij viti, u zhvilua një ndeshje në mes të kombëtareve të grupmoshave më të reja se 19-vjeçe, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, me rastin e përvnetorit të tretë të Pavarësisë së Kosovës (2-0 për Kosovën), por është e paparashikueshme se kur do të zhvillohet ndonjë ndeshje tjetër.

Kombëtarja e Kosovës nuk ekziston. Në të vërtetë, jo zyrtarisht. As FIFA, e as UEFA nuk janë duke e njohur këtë shtet të ri të Ballkanit, me popullësi rreth 90 për qind shqiptare dhe me minoritetet serbe, boshnjake dhe rome, e që pavarësinë e saj e shpalli në fillim të vitit 2008.

Federata futbollistike e Kosovës, e kishte paraqitur kandidaturën e saj në të njëjtin vit, por përgjigjja e FIFA-s ishte e qartë: “Ata na u përgjigjën: ‘Ju duhet të njiheni nga më shumë shtete’, rrëfen Eroll Salihu, sekretar i Federatës futbollistike të Koosvës. Mbi tavolinën e tij shihet Fadil Vokrri, kryetar i Federatës dhe ish lojtar i fanshëm në ish Jugosllavi, në bisedë me Michel Platini, shefi i UEFA-s, duke nënshkruar angazhimet e ndërmarra.

Por, për momentin pa rezultat konkret. Anëtarësimi më UEFA nuk është i mundur, përderisa vendi nuk është anëtar i OKB-së dhe në këtë rast, qasja në FIFA mbetet e bllokuar. Nga ana tjetër, gjithçka sjkoi mirë për Malin e Zi, një shtet i cili pavarësinë e kishte shpallur më 3 qershor të vitit 2006, duke u bërë anëtarja e 53-të e UEFA-s, vetëm disa muaj më vonë. Është e vërtetë se njohja e tij ishte bërë me më pak probleme në skenën ndërkombëtare.

Për momentin, vetëm 75 shtete e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Në Beograd, pushteti refuzon të dëgjojë për një mëvetësim të shtetit kosovar, duke e llogaritur ish kraginën si pjesë e kombit serb. Gjithashtu, edhe Rusia e Kina, anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e refuzojnë ashpër Pavarësinë e Kosovës.

Edhe pse të privuar nga njohja dhe nga pjesëmarrja ndërkombëtare, ekipi futbollistik i Kosovës po përpiqet të ekzistojë. Por, për momentin kombëtarja kosovare duhet të kënaqet vetëm me disa ndeshje miqësore. Bile, edhe ato organizohen vështirë. Në korrik të vitit 2008, ishte paraparë të luhet një ndeshje orestigjioze e ekipit të ri kosovar, i cili është dashur të konfrontohet me Brazilin.

Por, Serbia kishte intervenuar duke e anuluar ndeshjen dhe duke e përkujtuar Federatën futbollistike të Brazilit se Kosova nuk është anëtare e FIFA-s dhe se e ka të ndaluar të luajë ndeshje kundër kombëtareve tjera.

Që nga pavarësia, Kosova nuk mundi të luajë ndeshje të tjera përpos me klube sip janë Malmo FF dhe Kalmar FF në Suedi, apo Neuchâtel në Zvicër. Në Prishtinë, njohja e kombëtares nga FIFA është bërë preokupimi numër një të udhëheqësve të Federatës. Fadil Vokrri dëshiron “pak më tepër fleksibilitet” nga ana e FIFA-s, së paku në organizimin e ndeshjeve miqësore.

Lojtarët “legjionarë” jashtë vendit

Gjatë vitevetë 90-ta, konfliktet në Ballkan i kanë detyruar shumë familje që të arratisen. Lojtarët kosovarë gjithashtu dolën jashtë vendit për të mbrojtur sot ngjyrat tjera. Kombëtarja shqiptare, fqinji i madh, yashmë ka disa lojtarë të lindur në Kosovë, si për shembull portiere Arjan Beqaj apo mesfushori Lorik Cana, ish lojtar i Marseille dhe PSG, dhe një yll i vërtetë në vendin e tij.

Përderisa lojtarët më të mirë kosovarë po shkëlqejnë jashtë vendit, djelmosht e rinj të talentuar po përpiqen të shkëlqejnë në kampionatin e Kosovës. Një rast i tillë shtë Behar Maliqi, mesfushor i ri në fushën e FC Prishtina, ekip nga klryeqyteti.

Me ekipin e tij ai është duke ushtruar në fushën e mbuluar me dëborë, nën syrin vigjilent të trajnerit, paksa i mbërdhirë nga të ftohtit. Në moshën 24-vjepare, Behar Maliqi është njri nga lojtarët e rallë të Ligës së parë kosovare (apo Super Liga) i cili ishte përzgjedhur në kombëtaren kosovare.

Ai pohon me entuziazëm, se “të luash për vendin tënd është mrekulli”. Por, takimet janë të ralla dhe ai orientohet nga Shqipëria për të luajtur ndeshje ndërkombëtare, ai nuk do t’i thotë  jo “mëmëdheut”. Sipas trajnerit të tij, aim und të largohet nga Kosova që nga vera e ardhshme për t’iu bashkuar Ligës së dytë gjermane. E ndoshta për ta rritur numrin e shikuesve të lojrave të tij në “YouTube”.

Futbolli nuk është i imunizuar ndaj historisë

Pasi nuk është e njohur, Kosova nuk ka mundësi të bëjë diçka tjetër, përpos të asistojë në largimin e futbollistëve të saj më të talentuar. Ajo e ka shumë vështirë t’i mbajë në radhët e saja, pasi nuk ka mundësi tu ofrojë një persperktivë të garave në Ligat e mëdha evropiane, por as edhe tu ofrojë paga sin ë klubet e mëdhenj.

Paga mesatare e një futbollisti në Kosovë është shumë e ulët në krhasim me ato që jepen në Evropë, Në Trepça ’89, një klub nga veriu i Kosovës, lojtarët profesionistë marrin 150, deri 250 euro në muaj. Këtë e pranon edhe Eroll Salihu: “Ne kemi lojtarë të rinj të talentaur, por nuk kemi mjete për tu ofruar sa për të krijuar kushte optimale që ata të shndërrohen në lojtarë me perspektivë”.

Mosnjohja nga FIFA është duke e rënduar futbollin kosovar. Infrastruktura është në një gjendje mjaft të mirë edhe pse disa stadiume kanë nevojë për një riparim. Por, shtrohet pyetja sit ë gjenden të hollat për tu investuar.

Shpresa financiare nuk do të vijë papritmas nga sponzorët, edhe më pak nga të drejtat e transmetimit të ndeshjeve. Një gjë e tillë nuk ekziston në Kosovë. Sa për vizitën e shikuesve, ajo është shumë e kufizuar. Eroll Salihu thekson se ndeshjet e kampionatit i vizitojnë rregullisht rreth 2.000 shikues, ndërsa në derbit e ndeshjeve rreth 10.000 sish.Në Jugosllavi

Futbolli në Kosovë, gjithnjë ishte shumë i theksuar në kontekstin politik. Deri në përfundim të vitit 1980, ekipet nga ish Jygisllavia merrnin pjesë në kampionate rajonale, në çdo republikë federale. Më të mirët nga ta përbënin dy Ligat superiore jugosllave. Stinori 1990-1991 ishte kampionati i fundit në kuadër të këtij shteti. Me shpalljen e pavarësisë, Sllovenia dhe Kroacia e krijuan de facto, nga një federatë të veten, të pavarur nga kampionati jugosllav.

Deri në atë kohë, Kosova ishte një krahinë autonome në kuadër të Republikës së Serbisë, porn ë vitin 1990, Sllobodan MillosheviçI i dha fund një statusi të tillë. Pasojat e kësaj menjëherë y pasqyruan në përditshmërinë dhe gjithashtu edhe në futboll. Situata gjithnjë e më tepër tendosej në mes serbëve dhe shqiptarëve, të cilët paraprakisht kishin bashkëjetuar. Në muajin gusht të vitit 1991, lojtarët e KF Prishtina vendosën që të largohen nga kampionati jugosllav.

Federatë ilegale

Javëve të ardhshme, edhe klubet e tjerë kosovarë e vijuan hapin e tillë duke krijuar një federatë ilegale futbollistike të Kosovës, e pavarur nga ajo jugosllave. Përderisa serbët mundoheshin t’i mbikëqyrin dhe t’i mbanin nën kontroll klubet kosovare, lojtarët shqiptarë vazhdonin ta godasin topin nëpër fusha të improvizuara, para shikuesve në numër të paktë. Blerim Selimi, 42-vjepar, ish futbollist kosovar, e përkujton këtë çast: Ne improvizonim një fushë dhe luanim, ndërsa ndeshjet shpeshëherë ndërpreheshin mha policia serbe, e cila aplikonte ndonjë ligj formal i cili ndalonte takimin e më tepër se dhhetë personave në një vend të njëjtë.

Të vazhdoje të kuaje futboll, ishte njësoj sit ë jetohej një jetë normale”. Sot, përgjegjësit e Fedratës futbollistike të Kosovës janë duke mbajtuar shpresë të madhe që të anëtarësohen në FIFA sa më shpejt. Por, realisht, ata konfrontohen në mënyrë permanente nga një barrierë e njëjtë: nevoja për të qenë anëtare e OKB-së.

Përderisa nuk rregullohet situate ndërkombëtare e Kosovës dhe përderisa pikëpamjet e kundërta me Serbinë nuk zgjidhen, gjasat për tu bërë anëtare pranë UEFA-s dhe FIFA-s janë të vogla. Satisfaksioni i vetëm i kosovarëve zyrtarë është: që nga ky stinor, Federaya fytbollistike ka hyrë në sistemin e rregullimit të transfereve të FIFA-s.

Lojtarët tani janë me kontrata të rregullta dhe nuk mund të largohen pa e kryer procedurën e nevojshme. Është ky një mjet i klubeve kosovare për të vëzhguar nga komisionet me rastin  e çdo transferi. Dhe për tu integruar në skenën ndërkombëtare të futbollit. Edhe pse ndeshja për Kosovën është shumë larg fitores.