Integrimi
Pasi i shqiptohet dënimi, shpërthen shqiptari dhe lëndon veten rëndë
Sapo ka dëgjuar gjyqtarin që i ka shqiptuar dënimin prej 3 vjet e nëntë muaj burg ka shpërthyer fillimisht në lot. Pastaj ai ka filluar të godasë kokën dhe fytyrën e vet me grushte me tërë fuqinë që kishte, sikur donte të mbyste veten.
Në sallën e gjykimeve të porotës të Gjykatës së Landit në Ulm, të mërkurën ka ndodhur një incident, me ç`rast një azilkërkues nga Shqipëria ka reaguar shumë rëndë pasi që i është shqiptuar dënimi për tentim vrasjeje. Burri 48 vjeçar, sapo ka dëgjuar gjyqtarin që i ka shqiptuar dënimin prej 3 vjet e nëntë muaj burg ka shpërthyer fillimisht në lot, shkruan augsburger-allgemeine.de. Pastaj ai ka filluar të godasë kokën dhe fytyrën e vet me grushte me tërë fuqinë që kishte, sikur donte të mbyste veten. Është dashur ndërhyrja e disa zyrtarëve për ta neutralizuar personin e përmendur derisa kanë ardhur sanitarët dhe një mjeke e emergjencës të cilët e kanë udhëzuar menjëherë për në Klinikën Universitare.
Agresiviteti i azilkërkuesit në fjalë kishte rënë në sy që në pesë seancat paraprake duke ju ndërhyrë në fjalë disa dëshmitarëve, transmeton albinfo.ch. Ai kishte kërcënuar me vdekje vazhdimisht shumë nga të strehuarit tjerë shqiptarë në qendrën e azilit në Blaustein dhe kishte rrahur disa herë disa fëmijë dhe çifte pleqsh. Por, para gjyqit ai ka thënë se është zënë me bashkatdhetarët e tij për shkak se, sipas tij, ata nuk kërkonin punë në Gjermani por vetëm sorollateshin dhe pinin alkool si dhe nuk u përmbaheshin rregullave të higjienës. Ndërsa fqinjët e tij ishin ankuar me një letër të dërguar autoriteteve se “ishin terrorizuar nga personi, për çka kishte ndodhur që nga frika, në mesnatë të iknin nga banesa.
Situata kishte shpërthyer kur ai kishte kërcënuar familjen fqinje e cila donte ta padiste pasi që ai kishte rrahur vajzën e tyre. Kur 48 vjeçari kishte kërkuar ta tërhiqnin padinë dhe ata nuk kishin pranuar, i akuzuari kishte marrë sëpatën e mishit nga kuzhina duke sulmuar fqinjin me të, përcjell albinfo.ch. Me këtë rast, sipas gjykatës ai kishte për qëllim ta mbyste atë duke e goditur në kokë ose së paku, e kishte marrë në konsideratë edhe vrasjen e tij. Goditja e parë me sëpatë e kishte kapur personin e sulmuar që por me dorën e ngritur lart. Me atë rast ai ka pësuar lëndim të lehtë.
Goditjet tjera vrasëse janë penguar falë alarmimit që kanë bërë gruaja e viktimës dhe e sulmuesit. Edhe pse xhirimet e bëra nga videokamera e dëshmonin shumë qartë zhvillimin e ngjarjes, kjo nuk e ka ndaluar të akuzuarin që të tregonte versionin e vet. Por trupi gjykues i ka besuar videos dhe jo rrëfimit të tij.
Është interesante se prokuroria ka kërkuar dënim më të butë se sa që i ka shqiptuar gjykata: 2 vjet burg për lëndim të rrezikshëm trupor, transmeton albinfo.ch. Dhe, duket se fakti që dënimi i kumtuar nga trupi gjykues dukshëm më i lartë se propozimi i prokurorisë ka qenë shkaktari i shpërthimit të tij.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit Kosova shkon sërish në zgjedhje, derisa në listat e partive politike ka nga diaspora, që për... -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë
Jeta në Zvicër
-
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 Studimi i platformës Comparis paralajmëron një rritje mesatare prej 3.7 për qind të primeve, megjithëse më... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Shumë biznese në Basel-City paguajnë punëtorët nën pagën minimale














