E-Diaspora
Për herë të parë, bizneset shqiptare prezantohen në panairin “Vjena 2018”
Panairi mbahet nesër nga ora 11, në adresën Arena 21 –Museumsplatz 1, 1070 Vjenë.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri nesër, më datë 21 prill 2018 do të hapë panairin e parë të bizneseve shqiptare “Vjena 2018” i cili do të mbahet në kryeqytetin austriak, në Vjenë.
Punën e tyre do ta prezantojnë një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare që veprojnë në Austri, duke filluar nga gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria, mediat, it- design, imobile, estetikë etc.
Si pjesë e panairit do të jetë edhe libri / katalogu, ku do të prezantohen firmat pjesëmarrëse të panairit.
Kryetari i Rrjetit te Bizneseve Shqiptare ne Austri dhe kryetar për Evropë, Yll Blakaj, ka thënë se “kjo është hera e parë që Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri fillon me panairin. Kjo është një mundësi e mirë që bizneset të cilat janë pjesë e “Rrjetit…” të prezantojnë punët dhe aktivitetet e tyre. Kjo është edhe një mundësi e mirë për komunitetin tonë në diasporë, që t’i vizitojnë firmat shqiptare dhe të njihen me veprimtaritë e tyre. Presim që këto takime të sjellin rezultate dhe nga panairi të krijohen bashkëpunime të reja në mes te bizneseve gjithashtu, mes bizneseve dhe qytetarëve tanë në diasporë”, thuhet në njoftimin e “Rrjetit…”, transmeton “albinfo.ch”.
Sipas kryetarit Blakaj, panairi pritet të jetë tradicional dhe me këtë rast ai fton edhe degët tjera nëpër Evropë që të organizojnë panaire të tilla në mënyrë që bizneset të jenë më afër konsumatorëve shqiptarë.
Ftohen qytetarët shqiptarë dhe bizneset tjera të cilat ndonëse nuk janë pjesëmarrëse në panair, të vizitojnë këtë manifestim që të njihen për se afërmi me njëri tjetrin dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre por, pse jo edhe të nisin bashkëpunime biznesore.
Panairi për vizitorë do të hapet nesër, 21 prill, në orën 10:00, në adresën Arena 21 –Museumsplatz 1, 1070 Vienna, mirëpo, hapja zyrtare do të bëhet në ora 11:00 ndërkaq pritet të mbyllet në orën 16:00.
Albinfo.ch
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Prill 2018
- Ora11:00
- LokacioniVjenë
- Data e përfundimit21 Prill 2018 - 16:00
Të ngjashme
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri shënon dyvjetorin e themelimit
- Shqiptarët e Austrisë: Pak arsye për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë
- 17 Shkurti festohet me prodhime vendore në Austri
- Biznesmenët shqiptarë të Zvicrës mirëpresin idenë për „Bankën e Diasporës“
- Cyrih, bëhen bashkë kryetarët e Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në Botë
- Është mbajtur takimi gjithëkombëtar i Unionit të Bizneseve në Botë
- Në Vjenë mbahet takimi i Unionit të Bizneseve shqiptare
- Nazar Mehmeti zgjidhet kryetar i Unionit të Bizneseve të Diasporës
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zvicër: Sa të rrezikshme janë aksidentet me biçikleta elektrike
-
Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji maj