Shkurt.ch

“Përjashtoj kategorikisht një kandidat të vetëm për PLR/FDP”

"PLR/FDP ka dhënë gjithmonë mundësi për zgjedhje në parlament. Ashtu siç kemi kërkuar gjithmonë pranë formacioneve të tjera, dhe kjo nuk mund të ndryshojë tani"

Petra Gössi, kryetare e partisë PLR/FDP, shpjegon se grupi i saj në Parlament do të prezantojë një listë me dy kandidatë në garë për të zëvendësuar z. Burkhalter.

Partia PLR/FDP mban frymën, ndërsa 1 gushti tashmë po afrohet, meqë në këtë datë seksioni i Ticinos do të shpallë zgjedhjen e tij për pasardhësin e Didier Burkhalter. Kryetarja e partisë, Petra Gössi, ndërkohë ka dërguar një mesazh të qartë përmes një interviste të botuar në gazetën gjermanofolëse “Neue Zürcher Zeitung”.

“Po, unë përjashtoj kategorikisht një kandidat të vetëm”, thotë ajo. “PLR/FDP ka dhënë gjithmonë mundësi për zgjedhje në parlament. Ashtu siç kemi kërkuar gjithmonë pranë formacioneve të tjera, dhe kjo nuk mund të ndryshojë tani. Por, është grupi i Dhomave që do të ketë fjalën e fundit”.

“Pështymje helmi”

Petra Gössi gjithashtu refuzon qartë kërkesat e partive të tjera, të tilla si UDC/ SVP, e cila do të mbështesë një kandidat armiqësor me BE-në. Këshilltari Federal i ardhshëm duhet të luftojë për pozita liberale në qeveri, ka kujtuar edhe një herë kryetarja e partisë.

“Grupi ynë i Dhomave do të vendosë më 1 shtator për përmbajtjen e listës për kandidaturë, dhe jo z. Levrat”, ka theksuar ajo, duke i mposhtur dëshirat e kryetarit të Partisë Socialiste, i cili dëshiron të ketë ose dy vendës nga Ticina ose dy gra në zgjedhjet e pasardhësit të z. Didier Burkhalter.

Sulmet, të cilat i ka vuajtur Ignazio Cassis, i preferuari i partisë PLR/FDO në Ticino, nuk e shqetësojnë. Këshilli Kombëtar është subjekt i kritikave për pozicionin e tij në krye të Curafutura, shoqatë ombrellë e sigurimit shëndetësor.
“Ishte e parashikueshme se kundërshtarët e tij do ta pështynin helmin e tyre”.