Shqipëria
Përplasje mes Ramës dhe Bashës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sërish kanë pasur ‘përplasje’ në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
“Rezultati i zgjedhjeve ishte i thellë dhe kuptimplotë për këdo që ka dëshirë ta lexojë me objektivitet. Partia Socialiste mori më shumë vota se 4 vite më parë, ndërsa Partia Demokratike më pak vota se 4 vite më parë. Asnjë vizion, asnjë program, asnjë ide dhe asnjë tingull i ri në këngën tuaj të vjetër “shaj e shaj se diçka do të mbetet”. Them me shumë keqardhje edhe se keni 0 lidership. Keni humbur çelësin e suksesit, që është përgjegjësia”, është shprehur Edi Rama.
Por, nuk mungoi kundërpërgjigja nga Basha. “Gjysma prej jush ka ardhur në Parlament nga krimi. Rama sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë asnjë fjalë për krimin. Pse? Sepse është njësh me ta. Të dënuar me drogë, prostitucion dhe vrasje u bënë deputetë nga Edi Rama. Partinë tuaj e sundojnë kriminelët. Në zyrat tuaja ju ngrenë pistoletat banditët. Nuk luftohet dot krimi i organizuar kur Rama është vetë krim i organizuar”, shtoi Basha.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Haradinaj flet për rëndësinë e diasporës shqiptare në Slloveni Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Republikën...
-
Lörrach: 2417 raste kriminale, 678 të kryera nga të huajt
-
Vjenë
20 vjet burg shqiptarit për vrasjen e serbit
-
Köln
Fillon procesi kundër gjashtë dilerëve shqiptarë
-
Zvicër
Dramatike: Shqiptarja përdhunohet nga siriani menjëherë pas lindjes
Jeta në Zvicër
-
Aksident mes katër kamionëve në Luzern, disa të plagosur Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në tunelin Eich të Luzernit, ku kanë mbetur disa...
-
Banka më e madhe zvicerane rrit fitimet me 19 %
-
Gjatë vitit 2017
Përgjysmim i rasteve të ekstremizmit islamik në ushtrinë e Zvicrës
-
Delegacioni arsimor nga Kosova merr mësime nga sistemi arsimor i Zvicrës
-
Lucern
Shtetasi nga Maqedonia paditet për ngacmim seksual dhe tentim përdhunimi