Bota

Pilotët gjermanë refuzojnë të kryejnë deportime të refugjatëve

Pjesë më e madhe e fluturimeve të anuluara, rreth 140, ishin nga aeroporti i Frankfurtit

Shumë pilotë në Gjermani refuzojnë të marrin pjesë në deportime, kanë njoftuar mediat gjermane.

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se këtë vit janë anuluar 222 fluturime të planifikuara, për shkak se pilotët nuk donin të merrnin pjesë në kthimin e refugjatëve në Afganistan, një vend i cilësuar me origjinë të sigurt, derisa në të vërtetë përballet me dhunë, shkruan “Deutche Welle”.

Rreth 85 prej refuzimeve janar-shtator 2017 erdhën nga linja kryesore e Gjermanisë Lufthansa dhe dega e saj Eurowings, përcjell albinfo.ch.

Pjesë më e madhe e fluturimeve të anuluara, rreth 140, ishin nga aeroporti i Frankfurtit.

Zëdhënësi i Lufthansa, Michael Lamberty, ka thënë se vendimin e merr piloti, dhe ai vendos nëse do të pilotojë apo jo. Nëse ai është i shqetësuar për sigurinë, atëherë ka drejt të refuzojë.

Me gjithë rritjen e deportimeve, Gjermania mbetet destinacioni kryesor për refugjatët dhe emigrantët në Bashkimin Evropian, aq shumë saqë në vitin 2017, Gjermania kishte më shumë kërkesa për azil sesa të gjitha 27 shtetet e tjera të BE-së së bashku.

Vetëm në gjashtë muaj e parë të këtij viti janë pranuar 388,201 kërkesa për azil.