Sporti

Pjesa e parë përfundon me rezultatin 0-0

Ndeshja shumë e rëndësishme që po luhet në Basel në mes të Zvicrës dhe Irlandës së Veriut, në gjysmën e saj të parë ka përfunduar me rezultat “të bardhë”, 0 me 0.

Lojtarët e Zvicrës kanë pasur një numër të mirë shansesh por nuk kanë arritur që gjatë 45 minutave të para të tundin rrjetin e kundërshtarët. Ndër lojtarët që i dështuan shanset e tyre kanë qenë edhe Xhaka, Xhemaili dhe Shaqiri.