E-Diaspora

Policia kërkon 21-vjeçarin shqiptar, tentoi të vriste një 18-vjeçare

Policia gjermane ka publikuar foton e një 21-vjeçari shqiptar, për të cilin dyshohet se ka dashur të vret një femër 18-vjeçare

Policia gjermane, përkatësisht ajo e Aachenit është duke e kërkuar një 21-vjeçar, për të cilin dyshohet se ka tentuar ta vrasë një vajzë 18-vjeçare, shkruan ‘ksta.de’, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur të hënën rreth orës 1:40 në rrugën “Ottostraße 40”, të qytetit gjerman Aachen.

Ai kishte tentuar ta vret, por vajza edhe pse u plagos rëndë, ka arritur të mbijetojë, kurse nuk janë dhënë detaje tjera për motivet e këtij rasti.

Ai është larguar me shpejtësi, por kamerat e vëzhgimit kanë arritur ta identifikojnë atë. Policia gjermane ka përhapur fotografinë e tij dhe ka kërkuar ndihmë për ta kapur 21-vjeçarin.