Bota

Procedura të gjata për azil në Gjermani

Procedurat dallojnë edhe për personat se nga vijnë. Njerëzit që presin më shumë janë të Guineas me 16.1 muaj, pastaj Nigeria 14.4 muaj, ndërsa procedura e aplikimit për shqiptarët për 5.6 muaj, kurse sirianët 7.5 muaj

Procesi i azilit në Gjermani gjithmonë e më shumë po vështirësohet. Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) ka bërë të ditur se mesatarja për procesin e azilit është 10.4 muaj në tremujorin e parë të këtij viti, shkruan “neues-deutschland.de”.

Procedurat e azilit gjithmonë po vështirësohen dhe tashmë vërehet një rritje më e madhe. Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ishte 8.1 muaj, kurse gjatë vitit të shkuar ishte 7.1 muaj. Vetëm një vit më parë ishte 5.2 muaj, përcjell albinfo.ch.

Zyrtarët përgjegjës janë shprehur se procedurat e gjata janë për shkak se rastet tani janë shumë më komplekse se në të kaluarën.

Por, procedurat dallojnë edhe për personat se nga vijnë. Njerëzit që presin më shumë janë të Guineas me 16.1 muaj, pastaj Nigeria 14.4 muaj, ndërsa procedura e aplikimit për shqiptarët për 5.6 muaj, kurse sirianët 7.5 muaj.

Të miturit dhe të pashoqëruarit kanë për të kaluar një mesatare prej 11.3 muaj duke pritur për një vendim. Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, kjo shifër ishte 9.5 muaj.

Në maj numri i refugjatëve që erdhën në Gjermani përsëri është rritur pak. Në maj kanë ardhur 14973 azilkërkues, kanë njoftuar Ministria e Brendshme, ndërsa në prill kishin mbërritur 11.952 refugjatë.