Bota

“Puthja” e Trumpit dhe Netanjahut

Një artist australian në errësirën e natës ka bërë një grafit në një barrikadë betoni, ngritur nga Izraeli rreth pjesëve të Bethlehemit, në Bregun e okupuar Perëndimor, e që përshkruan ‘një puthje’ mes udhëheqësit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, respektivisht presidentit Donald Trump dhe kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Duke folur për Reutersin me fytyrën e tij të fshehur, artisti tha se veprat e tij kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen për fenomene të veçanta, përcjell albinfo.ch.

“Çdo gjë që Trumpi bën, do të kthehet në karakter në të dy anët e spektrit, veçanërisht në atë politik”, tha mes tjerash ai.

Muri i Bethlehemit është shndërruar në vend të protestave nga artistë, të cilët paraqesin frikën e palestinezëve.