Shqipëria

Rama: Demarkacioni, kusht i pakuptimtë i BE-së për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar Bashkimin Evropian për kushtëzimin ua ka bërë qytetarëve të Kosovës për shkak të demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas shefit të qeverisë shqiptare, Brukseli në të njëjtën kohë po negocion me Serbinë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. “Shtetasit e Kosovës janë të vetmit njerëz në të gjithë Evropën që nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes, krejt kjo, për shkak të disa kritereve të pakuptimta. Atyre u janë vënë kushte për të fituar regjimin pa viza.

BE-ja thotë: Së pari duhet të ketë një marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që negocion me Serbinë, një vend që madje nuk e ka njohur Kosovën, e lëre më kufijtë e Kosovës”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për gazetën austriake “DerStandard”.