Shkurt.ch

Raser-i i Gotthard, prej sot fillon burgun – voziti 200km/h

Gjermani Christian R. (43) kishte parakaluar dhjetë herë në Gotthard. Aty ai arriti edhe shpejtësinë prej 200km/h, duke u dënuar sipas ligjeve zvicerane për ‘raser’, e cila parashesh edhe burg. 43 vjeçari filloi të tallej me zviceranët se ata kanë ligje të tilla për shkak se nuk dijnë të vozisin. Por gjithçka ka marrë fund. Prej sot ai ndodhet në burg në Gjermani, përcjell albinfo.ch, shkrimin e blick.ch.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Stuttgart-it. “Ai ka filluar të kryejë dënimin,” thanë nga drejtësia gjermane. Christian R. është dënuar me 12 muaj burg, ndërsa veprën penale e kreu në korrik 2014 me veturën e tij BMW Z4.