Sport

Rasti i fundit për Ajetin

Arlind Ajeti do të ketë edhe një punë më të vështirë, pasi duhet të ndalë sulmuesin Edin Xheko, i cili është edhe golashënuesi më i mirë në Kampionatin italian

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti do të ketë edhe një rast për skuadrën e tij, Torino dhe pritet të luajë nga fillimi kundër Romës të dielën, shkruan albinfo.ch.

 

Ajeti në ndeshjen e parë me skuadrën torineze i fali një top sulmuesit kundërshtar, derisa në ndeshjen e fundit ndaj Pescarës shënoi gol dhe autogol.

 

Megjithatë, atij do t’i jepet edhe një rast, madje në takimin shumë të vështirë kundër Romës në udhëtim.

 

Ajeti do të ketë edhe një punë më të vështirë, pasi duhet të ndalë sulmuesin Edin Xheko, i cili është edhe golashënuesi më i mirë në Kampionatin italian.