Shkurt.ch

Rekord i aeroplanit diellor zviceran mbi Oqeanin Paqësor

Aeroplani diellor zviceran ka aterruar në Hawaii në destinacionin, i cili vendosi një rekord,  kur ai fluturoi marshutën më të rrezikshme në Oqeanin Paqësor prej 35.000 kilometrash nëpër botë pa asnjë pikë karburanti.

Piloti zviceran i „Solar Impulse 2″, Andre Borshberg, mposhti rekordin e mëparshëm prej solo pilotimit aventurier të amerikanit Steve Fossett.

Borshberg kishte fjetur 20 minuta në kabinë, derisa avioni ishte nën komandën autopilot.
Aeroplani ka fluturuar nga Nagoya, Japoni, të hënën pas një ndërprerjeje njëmujore të paplanifikuar të udhëtimit. Solar Impulse 2 ishte ulur në Nagoya për shkak të motit të keq në fillim të qershorit, gjatë marshutës së tij nga Nanjing në Kinën lindore, në drejtim të Hawaiit. Destinacioni përfundimtar është Abu Dhabi.

Aeroplani është projekt i dy shkencëtarëve zviceranë, Borshberg dhe Bernard Picard. Atyre  iu desht 12 vjet për të bërë një aeroplan të këtillë diellor.