Shqipëria

Rita Ora sonte në Tiranë, ndryshon ngjyrën e flokëve

"Shou(shfaqja e) i parë Tirana pastaj Verona ...oh dhe flokët e mia të kuqe", ka shkruar ajo në instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të performojë sonte në Sheshin Skënderbeu në Tiranë kuadër të koncertit “Ora e Super Muzikës”, organizuar nga Bashkia e Tiranës, transmeton albinfo.ch.

Ylli i muzikës pritet të dhurojë një performance të paharrueshme për fansat e saj. Në një postim në Instagram, Rita u ka kujtuar shqiptarëve se do të jetë sonte në Tiranë. “Shihemi Tirana…”-shkruan ajo.

Ndërsa më vonë ajo ka treguar se tashmë është nisur drejt Tiranës dhe më as do të shkojë në Verona. Madje Rita Ora ka treguar se ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve. “Shou(shfaqja e) i parë Tirana pastaj Verona …oh dhe flokët e mia të kuqe”, ka shkruar ajo.