Jeta në Zvicër

Rrezatimi artificial «solar» ndalohet nën 18 vjeç në Zvicër

Këtë e parashikon një rregullore e BAG, siç raportoi “SonntagsZeitung”. Sfondi i kësaj është ligji i ri federal për mbrojtjen nga rrezatimi artificial «solar», i cili u miratua nga parlamenti qershorin e kaluar.

Ajo i detyron «solariumet» të ndjekin udhëzimet e sigurisë së prodhuesit. Për shkak të këtyre kërkesave, operatorët nuk do t’i lejojnë më të miturit të qëndrojnë në «dhomë me diell». Rregullorja e planifikuar e formulon këtë parim.

Studimet shkencore kanë treguar se rrezitja me solarium për fëmijët dhe të rinjtë mund të shkaktojnë kancer dhe për këtë arsye janë të rrezikshme, vazhdon BAG.

Agjencia Ndërkombëtare e Kancerit IARC supozon se solariumet rrisin rrezikun e melanomave të lëkurës me 75 për qind, nëse njerëzit para moshës tridhjetë vjeçare kanë filluar me rrezitje artificiale. Melanoma e lëkurës është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat pigmentuese të lëkurës. Ajo quhet edhe “kanceri i zi i lëkurës” ose melanoma.