Bota

Rriten lindjet në Gjermani duke përdorur inseminimin artificial

Të dhënat e fundit tregojnë se më shumë se 20,000 foshnje kanë lindur në Gjermani, duke përdorur inseminimin artificial, që do të thotë se mjekët kanë përmirësuar ndjeshëm normën e tyre të suksesit, përcjell albinfo.ch.

Këta mijëra fëmijë kanë lindur në vitin 2015 pas trajtimit të duhur, njoftoi Deutsche IVF-Register (DIR) në një konferencë në Munih, javën e kaluar të organizuar nga Shoqata për Biologji dhe Mjekësi Riprodhuese (DVR), shkruan “The Local”.

Në vitin 2011, numri i foshnjave të lindura duke përdorur inseminimin artificial ishte shumë më i ulët në 7,000.

Numri i trajtimeve të pjellshmërisë u rrit nga 53,000 në 65,000 në mes 2011 dhe 2015. Por, shanset për të pasur një fëmijë pas një procedure që përfshin inseminimin artificial varet shumë nga mosha e nënës.

Për një grua 44-vjeçare, shkalla e suksesit ishte pak më shumë se tre për qind për trajtim. Për një grua 40-vjeçare ajo ishte 15 për qind dhe për një grua 35-vjeçare, shkalla e suksesit ishte 27 për qind.