Shkurt.ch

Sa më i ri të filloni, aq më vështirë do ta braktisni duhanin

Kështu thotë Lidhja e Kancerit të Zvicrës “Krebsliga”, me rastin e Ditës Botërore pa Duhan, e cila javën e kaluar ishte shënuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Qëllimi është të tërheqë vëmendjen për pasojat e pirjes së duhanit nga të rinjtë dhe fëmijët.

57 për qind e duhanpirësve kishin filluar pirjen e duhanit para moshës 18-vjeçare, shkruan “Krebsliga”. Kjo njihet edhe për industrinë e duhanit. Prandaj, ka për qëllim të reklamojë direkt te të rinjtë, duke sugjeruar që në një periudhë të caktuar mund të fillohet me konsumimin e cigareve, përcjell albinfo.ch.

Ata kujtonin se konsumi i duhanit ishte shkaku më i madh i gjashtë milionë vdekjeve çdo vit. Vetëm në Zvicër 9500 njerëz vdesin para kohe nga pasojat e pirjes së duhanit.