Sport

Sadiku zyrtarisht në Poloni te Legia

Armando Sadiku ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me skuadrën polake 3-vjeçare

 

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku edhe zyrtarisht ka kaluar në skuadrën e njohur polake, Legia Varshava, shkruan albinfo.ch.

Ai ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me skuadrën polake 3-vjeçare.

Sadiku ishte i kërkuar nga disa skuadra evropiane, por në fund vendosi të vazhdojë karrierën në Poloni. Nga janari u paraqit për Luganon, kurse kartonin e tij e kishte Zurichu.

Te skuadra e re, Sadiku do të mbajë fanellën me numrin 99