Shkurt.ch

SBB/CFF operon me 13 mijë kamera

SBB/CFF gjithnjë e më shumë po ndihmon hetimet e policisë me video materiale nga kamerat e vendosura të vëzhgimit. Sipas SBB-së, kjo merr 80 deri në100 kërkesa në muaj nga autoritetet, përcjell albinfo.ch.

Derisa numri i sulmeve dhe akteve vandal është rritur, policia me anë të video-materialeve nga SBB/CFF po merret me hetimin e rasteve. SBB/CFF vepron me një total prej 13 mijë kamerash.
Siç raporton SRF, 72 orë video material mund të regjistrohen në trenat rajonalë. Një tren rajonal i transportit ka 8 kamera, të cilat mund të shihen në rreth 95% të sipërfaqes.