E-Diaspora

Sërish “Auto Show”, në muajin e diasporës në Gjilan

Autoritetet komunale të Gjilanit kanë bërë publike aktivitetet në kuadër të muajit të diasporës që përmbyllet në fund të gushtit.

Organizatorët e muajit të diasporës kanë bërë ditur se reperi i njohur gjilanas që jeton në Londër, Burim Osmani – Duda, do të nis Muajin e Bashkatdhetarëve

Gjatë këtyre dy muajve do të ftohen të gjithë artistët dhe kontribuesit nga sporti, kultura dhe nga bizneset që të jenë pjesë e aktiviteteve, ku përfshihet edhe dita e ekspozimit të veturave të gjilanasve që jetojnë në Evropë, ‘Auto Show’.

“Kurrizi kryesor i aktiviteteve është boshti kulturor dhe artistik, që përfshin organizimin e shfaqjeve teatrale, filmave shqip, filmave për fëmijë, i mbrëmjeve argëtuese”, ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Sipas Hazirit, “Muaji i Diasporës” përmbyllet në fund të gushit me koncertin e madh të rockerit të njohur gjilanas që jeton në Gjermani, Naser Berisha.

Sido që të jetë, rreth 20% – 30% e popullatës së komunës së Gjilanit jetojnë në diasporë, kurse në disa fshatra kjo shifër shkon deri në rreth 50%.

Shumica e mërgimtarëve janë të përqendruar në Zvicër, Gjermani dhe Austri.