Shkurt.ch

Sërish rrëshqitje shkëmbinjsh në regjionin Bergell

Kësaj radhe, për ndryshim prej herëve tjera, nuk ka pasur vërshim balte që do të pasonte pas rrëshqitjes së shkëmbit. Po ashtu nuk ka pësuar askush

Në Piz Cengalo, mal në regjionin Bergell, në jug të Kantonit Graubünden, në mbrëmjen e të premtes ka ndodhur sërish një rrëshqitje shkëmbi. Ky vend është afër atij ku rreth dy javë më parë pati disa rrëshqitje të mëdha sjhkëmbinsh e dheu, në fshatin Bondo.  

Kësaj radhe, për ndryshim prej herëve tjera, nuk ka pasur vërshim balte që do të pasonte pas rrëshqitjes së shkëmbit. Po ashtu nuk ka pësuar askush nga kjo rrëshqitje.

Rrokullisja e pjesëve të shkëmbinjve të rrëzuar është shoqëruar me bubullima që kanë zgjatur rreth dy orë, në luginën Val Bondasca, bëhet e ditur nga një njoftim që ka bërë komuna Bregaglia. Por, nuk dihet se çfarë sasie shkëmbi e dheu është rrokullisur nga Piz Cengalo, pasi që retë pengojnë pamjen e zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.  

Sipas autoriteteve, rreziku nga vërshime të reja të baltës vazhdon të mbetet i lartë. 140 banorët e evakuuar të fshatrave Bondo, Spino dhe Sottoponte, janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre sot rreth drekës.