Sport

Shaqiri në Atlético Madrid për „vetëm“ 8 milionë?

Po t`u besohet medieve s panjolle, ylli i FC Baselit, Xherdan Shaqiri mund të kalojë që në afatin e ardhshëm kalimtar, në janar për klubin spanjoll të futbollit, Atlético Madrid. I gjithë “pazari” me këtë rast do të kushtonte 8 milionë euro.

Gazeta sportive e Spanjës “Marca” shkruan se për kaq para Shaqiri mund të ndërrojë klubin. Sipas saj, Atletico ka luftuar për futbollistin kosovar kundër klubit Bayern Munih, i cili po ashtu ka shfaqur pretendime për shërbimet e “xhuxhit magjik”.

“Biznesi” rreth Shaqirit, thotë gazeta, do të përmbyllet në javët e ardhshme.

Sipas saj, paraqitjet e forta të Shaqirit në kohët e fundit i kanë bërë shumë përshtypje bosëve të Atletico-s.