Sport

Shaqiri në rekrutim

lojtari shqiptar-zviceran ndodhej në Windisch, në qendrën ushtarake ku po i nënshtrohej testimit të aftësisë për të shërbyer në ushtri

Xherdan Shaqiri… Jo. Dje askush nuk e ka kërkuar, blerë as shitur, siç jemi mësuar tash sa muaj të lexojmë për të. Kësaj here ai ka rënë në sy me diçka tjetër. Ka munguar në ndeshjen testuese të FC Baselit kundër Vaduz-it, në Bazel, të cilën vendësit e humbën me rezultatin 2:3

Në 20 minutat e parë kolegët e Xherdanit tashmë i kishin marrë dy gola. Ndjehej mungesa e tij. Por ku ishte Shaqiri në ato momente?

Siç njoftoi ndërkohë një zëdhënës, lojtari shqiptar-zviceran ndodhej në Windisch, në qendrën ushtarake ku po i nënshtrohej testimit të aftësisë për të shërbyer në ushtri.

Nëse nga testimi ka rezultuar i aftë ose jo, nuk u tha gjë.